Itali, gjykata liron nga akuzat për terrorizëm Alban dhe Elvis Elezin

Elton Tafaruci
Una grafica mostrata dalla Polizia di Stato sui legami tra Alban ed Elvis Elezi, zio e nipote albanesi, Halali Helmahoi, autore del manifesto pro-ISIS, e El Abbuobi. Brescia, Italia, 25 marzo 2015. (Foto Spada - LaPresse)

Sipas Gjykatës së Breshës nuk ekzistojnë elementë që dëshmojnë aftësitë e Alban e Elvis Elezi,  në rekrutimin e luftëtarëve të ISIS, e as lidhje të drejtpërdrejta të tyre me persona që e kanë një autoritet të tillë

Pas kërkesës për rishikimin e çështjes, Gjykata e qytetit të Breshës në Itali ka hedhur poshtë për herë të dytë, akuzat për terrorizëm e rekrutim të luftëtarëve të ISIS, ndaj shqiptarit Alban Elezi, i dëbuar në Shqipëri më 12 korrik të 2015, e nipit të tij Elvis  Elezi, rezident në Torino.

Sipas Gjykatës së Breshës nuk ekzistojnë elementë që dëshmojnë aftësitë e Alban e Elvis Elezi,  në rekrutimin e luftëtarëve të ISIS, e as lidhje të drejtpërdrejta të tyre me persona që e kanë një autoritet të tillë.

Shqiptari Alban Elezi i datëlindjes 1977 u arrestua më 25 mars të 2015 në qytetin e Kavajës, me urdhër të prokurorisë italiane e nën akuzën e aktivitetit terrorist e rekrutimit të luftëtarëve të ISIS.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *