Sipas Gjykatës së Breshës nuk ekzistojnë elementë që dëshmojnë aftësitë e Alban e Elvis Elezi, në rekrutimin e luftëtarëve të ISIS, e as lidhje të drejtpërdrejta të tyre me persona që e kanë një autoritet të tillë
Pas kërkesës për rishikimin e çështjes, Gjykata e qytetit të Breshës në Itali ka hedhur poshtë për herë të dytë, akuzat për terrorizëm e rekrutim të luftëtarëve të ISIS, ndaj shqiptarit Alban Elezi, i dëbuar në Shqipëri më 12 korrik të 2015, e nipit të tij Elvis Elezi, rezident në Torino.
Sipas Gjykatës së Breshës nuk ekzistojnë elementë që dëshmojnë aftësitë e Alban e Elvis Elezi, në rekrutimin e luftëtarëve të ISIS, e as lidhje të drejtpërdrejta të tyre me persona që e kanë një autoritet të tillë.
Shqiptari Alban Elezi i datëlindjes 1977 u arrestua më 25 mars të 2015 në qytetin e Kavajës, me urdhër të prokurorisë italiane e nën akuzën e aktivitetit terrorist e rekrutimit të luftëtarëve të ISIS.

PO KJO DIHEJ,
KETO GJYQE JANE POLITIKE PER TE NJOLLOSUR FENE ISLAME.