Veliaj prezanton projektin e Sheshit Skëndërbej, Rama: E kthejmë në identitet

Elton Tafaruci

Bashkia e Tiranës ka nisur këtë të martë të parën e seancave dëgjimore me qytetarët për t’i njohur ata me projektin për transformimin e sheshit Skëndërbej.

Në fjalën e tij, kryetari Erion Veliaj ka deklaruar se, ky është një projekt që nis pas 8 muajsh përgatitje dhe është shprehur i vendosur për ta çuar përpara, por edhe i vetëdijshëm se do të ketë kundërshtime.

Duke paraqitur detajet e projektit, Veliaj ka saktësuar se, “sheshi do të kthehet në një pedonale dhe do t’u ofrojë mundësinë banorëve që të shkëputen për një moment nga jeta e përditshme e qytetit”.

Gjithashtu, ka thënë Veliaj, “ky shesh do të përfaqësoj unitetin kombëtar, pasi do të ketë elementë nga të gjitha trojet shqiptare”.

“Këtyre do t’i shtohet gjelbërimi me 35 mijë lule dhe 1 mijë shkurre të larta e të ulëta, që do ta kthejnë në një minipark”, ka shtuar Veliaj.

I pranishëm në këtë ceremoni në cilësinë e ish-kryetarit të bashkisë, kryeministri Rama ka deklaruar se, “bëhet fjalë për një ndërhyrje dhe transformim të jashtëzakonshëm në zemrën e Tiranës, që është dhe zemra e Shqipërisë”.

“Bëhet fjalë për vazhdimin krijues të një projekti të nisur vite më parë për përmbushjen e një ambicjeje legjitime, që Tirana të ketë një shesh i cili në hapësirën e trashëguar të sheshit të periudhës totalitare t’u ofrojë të gjithë banorëve e vizitorëve një pikë referimi të palëvizshme”, ka thënë Rama.

Shefi i qeverisë është shprehur më tej se, “projektet tona kritikohen nga një dritëshkurtësi”, duke iu referuar kështu kundërshtimeve nga radhët e opozitës.

1 2 3 4 5 6

Share This Article
10 Comments
  • Prape leke per sheshin???!!! Ka plot lagje qe po I mbysin era è keqe..ka plot rruge te prishura, ka plot ndertime abuzive e shtylla betoni te vendosuta kuturu, ka plot aktivitete sociale per femijet dhe te vobektit…PRAPE ME SHESHIN???

  • Ti rrofsh , more Erion , e t’u befte dita nje mije per çfare po e trasformon Tiranen tone , qe para ardhesi yt , per kater vjet , nuk ndroi nje llambe te djegur ne rruget e qytetit dhe qe la pas nje Tirane te zhytur ne zhul , pluhur e plehra . Ato qe ke bere ti , ne keto 6-7 muaj , ai tjetri nuk i bente as per 60-70 vjet . E per ironi te fatit , ai ishi tend , pretendon te behet kryeminister . O , pika kryeministrit , si ai…!

  • Sheshi qendror u be si ai qe martohet jave per jave.Po Sala ku do i beje mutingjet madheshtore?

  • Show mediatik.Nuk do shetisim te gjithe qytetaret tek sheshi si dikur tek burimi i fshatit.Une dua te shetis ne vendbanimin tim per dite e jo si katundar tek Skenderbeu.Hidhni ndonje qindarke ne GETON e Yzberishit se edhe atje jetojne njerez.

  • Eshte bere qendra e Tiranes per te provuar doren cilido bashkiak qe vjen. Njeri kioska, tjetri donte piramide, pasuesi e mbolli bar, ky currila uji. cdo behet kur te iki ky i fiqve???
    Pergjegjesi mban njeri per keto ide katervjecare e leke te hedhura ne ere. Ishin bere shkolla sa shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *