Bashkia e Tiranës ka nisur këtë të martë të parën e seancave dëgjimore me qytetarët për t’i njohur ata me projektin për transformimin e sheshit Skëndërbej.
Në fjalën e tij, kryetari Erion Veliaj ka deklaruar se, ky është një projekt që nis pas 8 muajsh përgatitje dhe është shprehur i vendosur për ta çuar përpara, por edhe i vetëdijshëm se do të ketë kundërshtime.
Duke paraqitur detajet e projektit, Veliaj ka saktësuar se, “sheshi do të kthehet në një pedonale dhe do t’u ofrojë mundësinë banorëve që të shkëputen për një moment nga jeta e përditshme e qytetit”.
Gjithashtu, ka thënë Veliaj, “ky shesh do të përfaqësoj unitetin kombëtar, pasi do të ketë elementë nga të gjitha trojet shqiptare”.
“Këtyre do t’i shtohet gjelbërimi me 35 mijë lule dhe 1 mijë shkurre të larta e të ulëta, që do ta kthejnë në një minipark”, ka shtuar Veliaj.
I pranishëm në këtë ceremoni në cilësinë e ish-kryetarit të bashkisë, kryeministri Rama ka deklaruar se, “bëhet fjalë për një ndërhyrje dhe transformim të jashtëzakonshëm në zemrën e Tiranës, që është dhe zemra e Shqipërisë”.
“Bëhet fjalë për vazhdimin krijues të një projekti të nisur vite më parë për përmbushjen e një ambicjeje legjitime, që Tirana të ketë një shesh i cili në hapësirën e trashëguar të sheshit të periudhës totalitare t’u ofrojë të gjithë banorëve e vizitorëve një pikë referimi të palëvizshme”, ka thënë Rama.
Shefi i qeverisë është shprehur më tej se, “projektet tona kritikohen nga një dritëshkurtësi”, duke iu referuar kështu kundërshtimeve nga radhët e opozitës.


Prape leke per sheshin???!!! Ka plot lagje qe po I mbysin era è keqe..ka plot rruge te prishura, ka plot ndertime abuzive e shtylla betoni te vendosuta kuturu, ka plot aktivitete sociale per femijet dhe te vobektit…PRAPE ME SHESHIN???
Gjera te mrekullushme, pavaresisht nga varferia. Njeriu ka nevoje te mbush shpirtin me shume.
Ti rrofsh , more Erion , e t’u befte dita nje mije per çfare po e trasformon Tiranen tone , qe para ardhesi yt , per kater vjet , nuk ndroi nje llambe te djegur ne rruget e qytetit dhe qe la pas nje Tirane te zhytur ne zhul , pluhur e plehra . Ato qe ke bere ti , ne keto 6-7 muaj , ai tjetri nuk i bente as per 60-70 vjet . E per ironi te fatit , ai ishi tend , pretendon te behet kryeminister . O , pika kryeministrit , si ai…!
Ca po ben ky mjeshtri mer? Po ben 10 foto per nje llampe qe ndryshon, kete po.
Sheshi qendror u be si ai qe martohet jave per jave.Po Sala ku do i beje mutingjet madheshtore?
Show mediatik.Nuk do shetisim te gjithe qytetaret tek sheshi si dikur tek burimi i fshatit.Une dua te shetis ne vendbanimin tim per dite e jo si katundar tek Skenderbeu.Hidhni ndonje qindarke ne GETON e Yzberishit se edhe atje jetojne njerez.
tash ky sheshe keshtu do te behet sheshi i turpit.Duhet referendum se Veliu eshte cmendur.
Eshte bere qendra e Tiranes per te provuar doren cilido bashkiak qe vjen. Njeri kioska, tjetri donte piramide, pasuesi e mbolli bar, ky currila uji. cdo behet kur te iki ky i fiqve???
Pergjegjesi mban njeri per keto ide katervjecare e leke te hedhura ne ere. Ishin bere shkolla sa shkolla.