Presioni i zyrtarit të BB-së për tenderin e Ujësjellësit Durrës. Nëpunësi shqiptar i përfshirë. Përgjigjet e munguara nga kompania gjermane PWT. Komunikimi i DITA-s nga departamentin hetimor në Uashington. Dhe dy raste botërore skandalesh, ku përfshihen zonjat Goldstein dhe Sayed, si dhe PWT Wasser.
Vijon nga numri i kaluar (kliko KETU)
Tenderi i ujësjellësit të Durrësit ishte vendosur për t’iu dhënë medoemos firmës gjermane PWT. Në vijim, në periudhën tetor-nëntor-dhjetor, çështjen e “mori në dorë” Dejvid Misho, përgjegjësi i projekteve të ujit në zyrën e BB-së, i cili i shtoi “udhëzimet” ndaj Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për të nxjerrë fituese pas përmbylljes së tenderit dhe zgjedhjes së fituesit, kompaninë PWT. Në bazë të dokumenteve që DITA ka siguruar, le të ritheksojmë shkurtimisht mangësitë e PWT-së, të konstatuara nga komisioni:
Nuk faktoi dot gjendjen e parave kesh prej 5 mln euro, nuk tha të vërtetën për padi gjyqësore të hapura ku luheshin shuma të mëdha, nuk plotësonte kriterin e xhiros mesatare vjetore, teksa nuk harton dot as një listë propozimesh teknike sesi kishte ndërmend ta kryente në terren volumin e punës së kërkuar.
Këtu, është interesante se megjithëse kompania në fjalë nuk kishte paraqitur personelin e nevojshëm teknik (bëhet fjalë për inxhinierë, specialistë, manovrues makinerish, ndërtues etj), Misho është i mendimit se këto mund të gjenden më pas, pasi të sigurohet fitorja. Thënë ndryshe, të sigurojmë njëherë paratë, pastaj kismet?!
Pikërisht ky moment e bën akoma më të dyshimtë faktin që PWT kishte ofertë më të ulët se kompania fituese. Normalisht, logjika ta do që në një tender fiton oferta më e ulët, por jo duke mos plotësuar shumë prej kushteve. Sepse në të kundërt, rezulton që të merren vetëm paratë dhe puna të mos kryhet. Sa herë, dhe me sa ujësjellësa të stërinauguruar ka ndodhur kjo gjë në Shqipëri?
Misho kalon gati në akuzë ndaj Komisionit të Vlerësimit, kur i shkruan Komisionit se është gabim të skualifikohen ofertat më të ulëta.
Në një pjesë nga korrespondenca që na ka rënë në dorë, Komisioni i kthen përgjigje Mishosë:
“Së pari, ne nuk rrëzojmë ofertat më të ulëta, por ofertat që nuk plotësojnë kushtet, duke zbatuar kështu Politikat dhe Udhëzimet e Bankës Botërore. Na lejoni t’ju sqarojmë se diferenca në miliona euro, vjen ekskluzivisht nga fakti se kompania nuk ka llogaritur punët shtesë si në mjetet, edhe në financa. Nga ana tjetër, rregullorja e kualifikimit është strikte kur kërkon që pajisjet dhe personeli i punimeve të paraqiten të plotësuara para tenderit dhe jo PASI caktohet fituesi…”.
Sipas dokumenteve, Misho bën të pamundurën në vazhdim për të siguruar dokumentet që i mungojnë PWT, si garancia e parave kesh, “Method statement” ose metodologjinë teknike të punës etj.
Çështja ka edhe një element tjetër: Ai është punonjësi shqiptar i Bankës Botërore në Tiranë, inxhinieri Artan Guxho, i cili sipas të dhënave të DITA-s, përmes të afërmve të ngushtë të tij është i interesuar që tenderin e ujësjellësit të Durrësit ta fitojë gjermania PWT. Kjo pasi këta të afërm kanë patur kompani nënkontraktore të PWT-së. Ai ka qenë i pranishëm edhe në tratativat me kryebashkiakun e Durrësit, Dako për këtë çështje. Z.Guxho nuk i është përgjigjur telefonatave dhe sms-ve tona për të hedhur më shumë dritë mbi këtë çështje.
Ndërkaq, ne i kemi dërguar përmes emailit, disa pyetje administratorit të përgjithshëm të kompanisë PWT, Marcel Salazar lidhur me këtë tender:
A është e vërtetë që PWT nuk ka plotësuar kriterin e pasjes së parave kesh;
A e keni paraqitur apo jo, pasqyrën financiare për vitin 2014 brenda afateve të tenderit;
A është e vërtetë që pasqyrat e viteve 2011-12 kishin mospërputhje;
A keni dorëzuar me dokumentet e tenderit, një deklaratë se nuk keni asnjë histori padish gjyqësore lidhur me punën e firmës suaj;
A keni patur masa ligjore e financiare nga qeveria e Rumanisë dhe ajo e Irakut?
A ju ka sugjeruar z.Guxho, specialist i BB-së në Tiranë, të ndryshoni “method of statement”, deklaratën e specifikave teknike pasi tenderi ishte mbyllur?
A kanë patur familjarë të tij marrëdhënie pune me PWT?
Nga zoti Salazar nuk ka ardhur asnjë përgjigje.
Në këtë pikë, kemi kontaktuar me Ekipin e Hetimit anti-korrupsion e anti-mashtrim pranë Bankës Botërore në Uashington.
Me personelin e këtij departamenti që funksionon pranë BB-së, por në mënyrë të pavarur nga ajo, kemi patur dy konferenca të gjata telefonike dhe mjaft komunikime me email lidhur me këtë çështje.
Kemi mësuar se ky ekip ka nisur hetimet e tij mbi këtë episod shqiptar.
Pikërisht hetimi nga Uashingtoni duket se ka bllokuar ecurinë e tenderit në “drejtimin e dëshiruar” nga të interesuarit kryesorë të kësaj historie, ku përfshihen edhe dy hierarkë jo të vegjël të Bankës Botërore, si zonjat Ellen Goldstein, drejtoreshë e BB-së për Ballkanin Perëndimor dhe Tahseen Sayed, drejtoresha për Shqipërinë.
Bankë botërore, skandale jo dhe aq “lokale”
Me dy emrat e përmendur më sipër, ka një përkim mjaft interesant. Goldstein ka qenë drejtoreshë rajonale e BB-së për Bangladeshin dhe Nepalin në periudhën 2009-2013, në të njëjtën kohë kur zv.drejtoresha për Bangladeshin ka qenë pakistanezja Tahseen Sayed. Pothuajse në të njëjtat raporte epror-vartës si të tanishmet. Në atë periudhë, Banka Botërore ishte investitore me gati gjysmën e financimit prej 2.19 miliardë dollarë, rreth 1.2 miliardë, për projektin e Urës multifunksionale Padma, Padma Bridge Project, që do lidhte Bangladeshin e varfër me Indinë fqinje duke lidhur rreth 1 miliardë njerëz.
Ky projekt zbulon një histori me shumë dritëhije, më saktë shumë më tepër hije sesa dritë, dhe aktualisht është anulluar. Anullimin e ka bërë zonja Goldstein, me dyshimet se kompania e supervizionit, gjigandi kanadez SNC Lavalin, ishte përfshirë në korrupsion. Më konkretisht, gjatë procesit të tenderit të supervizionit, një nëpunësi lokal të Lavalin “iu gjet” në një bllok shënimesh, një resht ku shkruhej shifra 4% që do t’i paguhej ministrit vendas të Transportit nëse fitohej tenderi i supervizionit. Pas muajsh të tërë hetimesh nga një ekip special nga Uashingtoni, nuk u gjet asnjë. Ndërkohë, nga shtypi i vendit mësohet se qeveritë respektive, të Bangladeshit dhe Indisë e refuzuan me indinjatë akuzën dhe kërkuan të liroheshin fondet për realizimin e kësaj vepre jetike. Të kemi parasysh se ajo pjesë e botës vuan rregullisht nga përmbytjet dhe transporti kryessor është ai ujor, ku mbytjet e qindra vetëve me tragete të stërvjetëruar janë lajme të zakonshme.
Nga ana e vet, kanadezja SNC Lavalin duke i quajtur akuzat qesharake, la të kuptohej se anullimi nga këta drejtues të BB-së të një projekti të tillë, mbi akuza të pabaza, nuk ishte çudi të kishte ndodhur pasi siç po zhvilloheshin ngjarjet, tenderin mund ta fitonte jo një kompani e preferuar e tyre. Vetë Goldstein, tha për mediat vendase kur e mbylli mandatin në 2013: “E di që këtu do mbahem mend për projektin Padma Bridge, por…”.
Prapë PWT… dhe një konkluzion
Rezulton se “paqartësi” si këto të tenderit të ujësjellësit të Durrësit, kompania e preferuar e disa zyrtarëve të BB-së, pra PWT, nuk ka patur vetëm me Shqipërinë. Emri i PWT del fuqishëm në skandalin e Azerbajxhanit me projektin “Second National Water Supply and Sanitation”. Degën e Bankës Botërore
në këtë vend e drejton një mikeshë e zonjës Goldstein, ukrainasja Larisa Leshçenko. Në këtë projekt madhor në rajonin Agsu, mësohet se PWT Wasser ka paraqitur dokumente false në tender dhe ka bërë shtesa fiktive të kontratës për vlerën 10 milionë euro. Në këtë skandal në dukje të largët për ne, DITA ka mësuar se Uashingtoni i ka mbyllur hetimet dhe priten masa serioze, që shkojnë deri tek drejtoresha rajonale e Kaukazit.
Krahasuar me dy projektet e mësipërme, kjo e ujësjellësit të Durrësit mund të duket minore. Por ja që në Shqipërinë e vogël erdhën e u mblodhën të gjitha emrat, rrethanat dhe kompanitë e mësipërme në një mënyrë shumë… rastësore.
Ndërkohë që edhe tenderi i Durrësit do të hetohet nga investigatorët e Bankës Botërore, zonjat Goldstein dhe Sayed ndoshta kanë në plan të financojnë ndonjë urë si Padma Bridge, mes Durrësit dhe Italisë, që t’ua shohin kimetin edhe vendeve “pa bukë” si ky i yni.
Nga Alqi Koçiko – DITA
Nuk ka vend ne glob bile as ne republika t e humbura te paqsorit qe “miqte” te vjedhin hapur fare miliarda dollare ne ate 2 vende shqipfolese me te varferat e Europes.
Kushdo mund te kujtohet kur gazetat shkruanin para 7-8 vjetesh qe ambasadoraja amerikane Marcie B. Ries shkonte te ministri transportit Lul Fazllic Basha disa here naten ne shtepine e tij deri sa “I mori firmen” per miratimin e Rruges Kombit…
Ja cfare shkruajne gazetat me fakte dhe prokuroria duhet qe neser duhet te marre te pandehur Lul Sali Bashberishen
Qe ketu paralamenti dhe ambasada amerikane duhet te mbeshtese kriminalizimn nqs se nuke ka farse.
Do dokumente Adriatik Lalla Edi Rama dhe zoti Donald Lu ti mbeshtese..
Bujrum ja i keni faktet se boll mashtruat ate popull
Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –
Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, publikohen dokumente te panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.
Tenderi i shpejtë
Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.
‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
“Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.
Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..
Marre nga USA-Foreign Policy | the Global Magazine of News and Ideas