Rrëzimi i helikopterit të Forcave të Armatosura sot në Grizhë të Shkodrës pati një bilanc tragjik, ku dy pilotët e tij humbën jetën, ndërsa një ushtarak që udhëtonte me ta u plagos.
Ndërkohë që shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta, kanë dalë detaje lidhur me viktimat dhe të plagosurin.
Kështu, në këtë aksident ajror humbën jetën dy pilotët, Florian Delia dhe Donald Hoxha, ndërsa u plagos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ushtaraku Gerald Baramuça.
Por cilët janë ata?
Donald Hoxha ishte njëri nga pilotët e sotëm që humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit ushtarak.
Ai ishte toger dhe kishte studiuar dhe ishte trajnuar jashtë vendit.
Piloti i dytë që humbi jetën quhej Florian Delia, i cili ishte me gradën Kapiten i Parë.
Ai ishte i martuar dhe la pas dy fëmijë në moshë të re, raporton Panorama.
Delia kishte lindur në Dibër.
I treti, i cili i mbijetoi aksidentit është Gerald Baramuça.
Ai rezulton të jetë ushtarak profesionist dhe po shoqëronte dy pilotët.
Baramuça gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe pritet që të japë dëshminë e tij për atë që ndodhi sot.
Fatkeqesi e madhe .. Ngushellime familjeve te dy piloteve qe iken kaq pa drejtesishte sot .. !!