Alarm SOS, anija e peshkimit në Vlorë rrezikon mbytjen, ndërhyn Roja Bregdetare

Elton Tafaruci

Një anije peshkimi në Vlorë ka dhënë alarmin SOS duke kërkuar ndihmë pasi pësoi avari dhe rrezikoi që të mbytej.

Në bordin e anijes ‘Ana 3’ ishin tre persona, të cilët kërkuan ndihmën e autoriteteve. Menjëherë ka ndërhyrë Roja Bregdetare, e cila ka rimorkiuar anijen e peshkimit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Nuk dihet saktësisht se çfarë pësoi anija e peshkimit, ndërkohë që peshkatarët janë jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *