Një anije peshkimi në Vlorë ka dhënë alarmin SOS duke kërkuar ndihmë pasi pësoi avari dhe rrezikoi që të mbytej.
Në bordin e anijes ‘Ana 3’ ishin tre persona, të cilët kërkuan ndihmën e autoriteteve. Menjëherë ka ndërhyrë Roja Bregdetare, e cila ka rimorkiuar anijen e peshkimit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.
Nuk dihet saktësisht se çfarë pësoi anija e peshkimit, ndërkohë që peshkatarët janë jashtë rrezikut për jetën.
