Nxirret kutia e zezë e helikopterit, avaria te bishti, jastëkët nuk u hapën

redaktor

Ekspertët nxorën dje nga thellësia e liqenit të Shkodrës kutinë e zezë të helikopterit “EC 145” të Forcave Ajrore të Ushtrisë, që u rrëzua pas një aksidenti në stërvitje në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.

Grupi hetimor, i përbërë nga prokurorë, inxhinierë të aeronautikës, specialistë të firmës “Eurocopter” dhe të Policisë, vendosën që do të ishte më mirë që kutia e zezë për efekt të zbardhjes dhe qartësimit të motiveve të aksidentit, të shkëputej nga pjesa tjetër e mjetit që ndodhet në thellësi 5 metra dhe largësi nga bregu 200 metra.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për DITA se helikopteri ka pasur një avari në pjesën e bishtit dhe për këtë pilotët janë munduar të ulen në ujë për shkak sepse mjeti ishte i pajisur me jastëkë.

Gjatë uljes jastëkët nuk janë hapur duke lënë helikopterin në gjendje të lirë për t’u fundosur në liqenin e Shkodrës.

Mësohet se “kutia e zezë” do të dërgohet në Prokurorinë e Shkodrës për t’u ekzaminuar nga ekspertët e huaj, kryesisht ata amerikanë dhe të firmës franceze “Eurocopter”, nga ku do të përcaktohet saktësisht edhe shkaku i aksidentit.

Paralelisht vijoi operacioni për të nxjerrë edhe të gjithë trupin e mjetit fluturues nga thellësia.

Më pas helikopteri do të dërgohet drejt Tiranës. Dy ditë më parë forcat e RENEA-s nxorën në sipërfaqe disa mbetje të helikopterit, që dyshohet se janë pjesë të motorit dhe bishtit.

DITA

Share This Article
5 Comments
  • Po mermer dhe “miell” qe transportonte helikopteri sipas deshmise se Kriminelit Sali a u gjet ? 1 kg te pa perperzjere te paster e do Saliu dhe Shkerdheni.

  • Kompania e helikopterit te demshperbleje te ndjeret,dhe shtetitn shqiptare .si mune te shkosh ne lufte me nje elikoptet te tille.

  • shteti ti bej nje denoncim te mir firmes prodhese dhe ti merr nje demshperbim te mir per ata qe vdiqen dhe demit qe i ka ber shtetit ton

  • Kutia e zeze nuk demtohet kur avionet shperthejne e bien nga lartesi 100 here me te medha. Kjo Kuti e zeze e demtuar eshte dyshuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *