Ekspertët nxorën dje nga thellësia e liqenit të Shkodrës kutinë e zezë të helikopterit “EC 145” të Forcave Ajrore të Ushtrisë, që u rrëzua pas një aksidenti në stërvitje në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.
Grupi hetimor, i përbërë nga prokurorë, inxhinierë të aeronautikës, specialistë të firmës “Eurocopter” dhe të Policisë, vendosën që do të ishte më mirë që kutia e zezë për efekt të zbardhjes dhe qartësimit të motiveve të aksidentit, të shkëputej nga pjesa tjetër e mjetit që ndodhet në thellësi 5 metra dhe largësi nga bregu 200 metra.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për DITA se helikopteri ka pasur një avari në pjesën e bishtit dhe për këtë pilotët janë munduar të ulen në ujë për shkak sepse mjeti ishte i pajisur me jastëkë.
Gjatë uljes jastëkët nuk janë hapur duke lënë helikopterin në gjendje të lirë për t’u fundosur në liqenin e Shkodrës.
Mësohet se “kutia e zezë” do të dërgohet në Prokurorinë e Shkodrës për t’u ekzaminuar nga ekspertët e huaj, kryesisht ata amerikanë dhe të firmës franceze “Eurocopter”, nga ku do të përcaktohet saktësisht edhe shkaku i aksidentit.
Paralelisht vijoi operacioni për të nxjerrë edhe të gjithë trupin e mjetit fluturues nga thellësia.
Më pas helikopteri do të dërgohet drejt Tiranës. Dy ditë më parë forcat e RENEA-s nxorën në sipërfaqe disa mbetje të helikopterit, që dyshohet se janë pjesë të motorit dhe bishtit.
DITA

Po mermer dhe “miell” qe transportonte helikopteri sipas deshmise se Kriminelit Sali a u gjet ? 1 kg te pa perperzjere te paster e do Saliu dhe Shkerdheni.
Kompania e helikopterit te demshperbleje te ndjeret,dhe shtetitn shqiptare .si mune te shkosh ne lufte me nje elikoptet te tille.
shteti ti bej nje denoncim te mir firmes prodhese dhe ti merr nje demshperbim te mir per ata qe vdiqen dhe demit qe i ka ber shtetit ton
Helikoptere qe i blen vetem Shqiperia ?!
Kutia e zeze nuk demtohet kur avionet shperthejne e bien nga lartesi 100 here me te medha. Kjo Kuti e zeze e demtuar eshte dyshuese.