Një gjykatës në Pakistan padyshim që është penduar pasi i kërkoi një polici në sallë të gjyqit, nëse e dinte si funksionon një granatë dhe ky i fundit, për të treguar se e dinte, i hoqi siguresën.
Siç raporton britanikja “Metro”, polici, gjykatësi dhe të tjerët që ndodheshin në sallë të gjyqit mbetën të plagosur nga shpërthimi.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Karachit, ndërsa sipas të përditshmes Daily Pakistan, të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sa i përket efektivit që hoqi siguresën, ndaj tij pritet të merret masë disiplinore, pasi të jetë rikuperuar nga plagët.

kjo tregon se ai lali nuk ja ka pasur idenë e funksionimit të një granate!!paska qënë copë idioti!!
përfytyroni sikur ti kërkohej si funksoionon brezi me eksploziv??
Hahahaaaaaaahaaaaa, shyqyr qe s’i ka thene si funksionon mitrolozi se do i kishte sharruar te tere.