Gjykatësi i kërkon policit nëse e di si funksionon një granatë, ai heq siguresën

Elton Tafaruci

Një gjykatës në Pakistan padyshim që është penduar pasi i kërkoi një polici në sallë të gjyqit, nëse e dinte si funksionon një granatë dhe ky i fundit, për të treguar se e dinte, i hoqi siguresën.

Siç raporton britanikja “Metro”, polici, gjykatësi dhe të tjerët që ndodheshin në sallë të gjyqit mbetën të plagosur nga shpërthimi.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Karachit, ndërsa sipas të përditshmes Daily Pakistan, të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket efektivit që hoqi siguresën, ndaj tij pritet të merret masë disiplinore, pasi të jetë rikuperuar nga plagët.

Share This Article
2 Comments
  • kjo tregon se ai lali nuk ja ka pasur idenë e funksionimit të një granate!!paska qënë copë idioti!!
    përfytyroni sikur ti kërkohej si funksoionon brezi me eksploziv??

  • Hahahaaaaaaahaaaaa, shyqyr qe s’i ka thene si funksionon mitrolozi se do i kishte sharruar te tere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *