Një video e çuditshme ku shfaqet Johnny Deep dhe bashkëshortja e tij, Amber Heard, po qarkullon në mënyrë virale në internet.
Në sekuencën video, e cila është shfaqur një në seancë gjyqësore në Australi, çifti i yjeve i kërkon falje publikisht falje këtij vendi, pasi bukuroshja 29-vjeçare, është shpallur fajtore, për futje të paligjshme të dy qenve të saj, në kontinent.
Bashkëshortja e Deep, akuzohej se kishte futur ilegalisht dy qentë e saj, një në çështje që media u cilësua si ‘lufta e terrierëve”, emër i vënë në sipas racës, që i përkisnin kafshët.
Amber doli përpara gjykatës së Gold Coast ditën e sotme dhe gjykatësi, i dha asaj një muaj sjellje korrektuese.
Ajo arriti të bëjë një marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë, për falsifikimin e dokumenteve në kufi dhe dënimi i saj nuk u regjistrua.
Nëse ajo do të shkelë një nga kushtet, ajo do të gjobitet, por aktualisht bukuroshja i ka shpëtuar regjistrimit kriminal.

Short Film