Video/ Johnny Depp dhe bashkëshortja e tij kërkojnë ndjesë publike

Elton Tafaruci

Një video e çuditshme ku shfaqet Johnny Deep dhe bashkëshortja e tij, Amber Heard, po qarkullon në mënyrë virale në internet.

Në sekuencën video, e cila është shfaqur një në seancë gjyqësore në Australi, çifti i yjeve i kërkon falje publikisht falje këtij vendi, pasi bukuroshja 29-vjeçare, është shpallur fajtore, për futje të paligjshme të dy qenve të saj, në kontinent.

Bashkëshortja e Deep, akuzohej se kishte futur ilegalisht dy qentë e saj, një në çështje që media u cilësua si  ‘lufta e terrierëve”, emër i vënë në sipas racës, që i përkisnin kafshët.

Amber doli përpara gjykatës së Gold Coast ditën e sotme dhe gjykatësi, i dha asaj një muaj sjellje korrektuese.

Ajo arriti të bëjë një marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë, për falsifikimin e dokumenteve në kufi dhe dënimi i saj nuk u regjistrua.

Nëse ajo do të shkelë një nga kushtet, ajo do të gjobitet, por aktualisht bukuroshja i ka shpëtuar regjistrimit kriminal.

 

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *