Tre shpërndarës droge, që e kryenin aktivitetin e tyre, pranë shkollave të kryeqytetit kanë rënë në prangat e uniformave blu, mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30.
Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagracë Osman Mcini, 30 vjeç, Adriano Bajrami, 22 vjeç dhe N. B., 16 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, në ambiente përreth shkollave të ndryshme.
Personat e mësipërm janë kapur në flagrancë në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, ku gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve u janë gjetur 4 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva” dhe gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Osman Mcini, janë gjetur 8 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitej të narkotikëve në bashkëpunim”
