Tiranë/Shpëndanin drogë pranë shkollave, arrestohen 3 persona

Elton Tafaruci

Tre shpërndarës droge, që e kryenin aktivitetin e tyre, pranë shkollave të kryeqytetit kanë rënë në prangat e uniformave blu, mbrëmjen e djeshme rreth orës  20:30.

Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagracë Osman Mcini, 30 vjeç,  Adriano Bajrami, 22 vjeç dhe N. B., 16 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, në ambiente përreth shkollave të ndryshme.

Personat e mësipërm janë kapur në flagrancë në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, ku gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve u janë gjetur 4 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva” dhe gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Osman Mcini, janë gjetur 8 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitej të narkotikëve në bashkëpunim”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *