Të paktën 5 persona kanë humbur jetën për shkak të stuhisë së shirave masivem që shkaktuan përmbytje në Houston, Texas, në SHBA.
Një nga viktimat ka gjetur vdekjen në automjetit e tij, i përfshirë nga uji.
Aktualisht ky shtet ka shpallur gjendjen emergjencës, ndërsa janë me qindra banorët e evakuuar nga zona.
Mediat amerikane pasqyrojnë një panoramë të rrugëve të mbuluara nga uji, ndërsa autoritetet i kanë kërkuar banorëve që të shmangin me çdo kusht qarkullimin.
Në një video që po qarkullon në internet duket një i moshuar, i cili tenton të dalë nga automjeti i tij i pushtuar nga uji. Për këtë ndihmohet nga një reporter, i cili ishte në transmetim direkt në atë moment.
40 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa janë anuluar mbi 1200 fluturime në aeroportin e Teksasit.
Sipas autoriteteve kjo është ndër të përmbytjet më të mëdha, pas stuhisë tropikale “Alison” në vitin 2001, në të cilën humbën jetën 41 persona.
https://www.youtube.com/watch?v=CpqdRshK-Gs
