Houston/ 5 të vdekur nga përmbytjet (Video)

Elton Tafaruci

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën për shkak të stuhisë së shirave masivem që shkaktuan përmbytje në Houston, Texas, në SHBA.

Një nga viktimat ka gjetur vdekjen në automjetit e tij, i përfshirë nga uji.

Aktualisht ky shtet ka shpallur gjendjen emergjencës, ndërsa janë me qindra banorët e evakuuar nga zona.

Mediat amerikane pasqyrojnë një panoramë të rrugëve të mbuluara nga uji, ndërsa autoritetet i kanë kërkuar banorëve që të shmangin me çdo kusht qarkullimin.

Në një video që po qarkullon në internet duket një i moshuar, i cili tenton të dalë nga automjeti i tij i pushtuar nga uji. Për këtë ndihmohet nga një reporter, i cili ishte në transmetim direkt në atë moment.

40 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa janë anuluar mbi 1200 fluturime në aeroportin e Teksasit.

Sipas autoriteteve kjo është ndër të përmbytjet më të mëdha, pas stuhisë tropikale “Alison” në vitin 2001,  në të cilën humbën jetën 41 persona.

 

https://www.youtube.com/watch?v=CpqdRshK-Gs

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *