(Pjesa e parë)
Berisha nga burgu,
tani s’ka më frikë,
me thonj e me dhëmbë,
rri në politikë.
Dhe pse krejt i thinjur,
duket krejt në formë,
ekspert për çdo ligj,
dhe për çdo reformë.
Simboli i së keqes,
s’duket hiç i lodhur,
dhe është padyshim,
një i kudondodhur!
S’ka frikë nga gjykata,
dhe prokuroria,
sepse në çdo zyrë,
ka njerëzit e tija!
Dhe pse emri i Salës,
ësht’ bërë tërkuzë,
për të s’u ngrit kurrë,
as dhe një akuzë!
Asnjëherë s’është thirrur,
në prokurori,
po tani të gjithë,
e dimë pse dhe si!
Shtypi mijëra herë,
e ka denoncuar,
po gazetat s’vlejnë,
për ta akuzuar!
Se derën e burgut,
s’ia hap dot njeriu,
as me Një Milionë,
si ç’thosh kuq e ziu!
Nuk e prishin ritin,
e prokurorisë,
as Njëmijë akuzat,
e Izet Haxhisë!
As dhe për Janarin,
nuk u thirr ai,
si person që kishte,
goxha dijeni!
Në ferra e driza,
Salën dot s’e ngecin,
se asnjë akuzë,
s’ka as për Gërdecin!
As dhe për Shtatorin,
kur bëri grusht shteti,
Sala për çudi,
jashtë akuzës mbeti!
Saliu ka mbetur,
flori i kulluar,
sepse kundër tij,
askush s’ka guxuar.
S’po flas për kritikët,
dhe komentatorë,
po nuk kanë guxuar,
kurrë prokurorët!
Sala njeh sistemin,
e di funksionimin,
ndaj nuk ka menduar,
kurrë për arrestimin.
S’ka menduar kurrë,
sot edhe më herët,
po me “dixhitalin”,
akuzon të tjerët.
Lexon ditë e natë,
lajmet që i vinë,
dhe shpesh në lëvizje,
vë prokurorinë!
Ai është për krimin,
dashi me këmborë,
po s’ka dhe s’do ketë,
kurrë akuzatorë!
Këtë-si aksiomë,
e shkruaj me bindje,
se s’ka bërë akuza,
as Zonja Rilindje!
Nuk kanë bërë akuza,
për turpin e tyre,
as dhe minimalen:
“Shpërdorim detyre!”
(Vijon nesër pjesa e dytë)

Eshte aq i mberthyer keq me krime sa nuk ka nga te levize .Duhet te shkarkohet prokurori i pergjithshem.Qeveria te mos pushoje asnje dite me denoncime ne prokurori,deri sa te jape llogari ky shkaterrimtar dhe vrases i popullit te tij bashke me bashen.
Tashme gjith’ e dine,
Dhe me kot s’e thone:
Qe gjykatat jane
Te Salehit prone.
Sa here ti o Ben
Sa here e ke shkruar,
Qe vet prokuroret,
bejne si te qorruar!…
Atehere, lind pyetja,
ku ta shpjere akuzen!
Kur sala u’a mbane
Mu ne fyt terkuzen?!..
Ndaj pritet reforma
Te behet se s’bene.
Qe te marrin fund,
” Te thash,ke thene!…”
Ndaj zonja Rilindje
Akuzat qe ka,
(Edhe jane me mijra)
T’i hedhe ne hava?!…
Tek i zoti haka
Do te hyj pa fjale.
japo vet i zoti
do hyj nga ka dale
Dhe kjo e vertete
ka per zot,Zotin
Ai qe se shpejti
Do na ter lotin…
Te hengert goja mjalte..Po dolen keto vargje qe i shkrove ketu,,Ja ke kaluar edhe Benit. Te Lumte mendja.Duhen shporrur maskarejnte dhe hajdutet .
Me dekleraten e sotme antikushtetuese ne kuvend, Sali Berisha, nje kriminel i rrezikshem per shoqerine shqiptare, dha te kuptoi hapur se ai ka mbrojtje ate qe ka emeruar vete ne krye te akuzes shqiptare.
Nese qendrohet sikur nuk ka ndodhur gje, atehere pa qene vone, parlamenti shqiptar duhet te ndermare nismen legjislative per shkarkimin e Adriatik Llalles dhe vendosjen e tij para pergjegjesise ligjore per shperdorim te detyres dhe marrjen ne mbrojtje te personave publik qe bejne thirrje antikushtetuese dhe nxisin lufte civile.
O Avni Rustem Marina
Shkove burra shkove trima,
Ne Paris c’e bere prima,
gjuajte si vetetima!
E kam then’ e sterrethene…
Sa t’jete NEMA neper kembe!
Ka vec kuje,lot e gjeme,
Ka vec terr,e s’del me hene.
E kam then’ e sterrethene
Mbase deri ne bezdi,
Por,kjo cop’ e qenit kerme,
Po qelb vendin Jjug – Veri…