Për Berishën, kurrë asnjë mini-akuzë zyrtare!

redaktor
Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur per gazetaret pas nje seance parlamentare, ku ka akuzuar deputetin e PS, Erion Brace dhe kryetarin e Bashkise se Divjakes, Fredi Kokoneshi se kane perfituar 1.2 milione dollare nga tenderi i rikonstruksionit te nje rruge./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks to journalists after a parliamentary session.

(Pjesa e parë)

Berisha nga burgu,
tani s’ka më frikë,
me thonj e me dhëmbë,
rri në politikë.

Dhe pse krejt i thinjur,
duket krejt në formë,
ekspert për çdo ligj,
dhe për çdo reformë.

Simboli i së keqes,
s’duket hiç i lodhur,
dhe është padyshim,
një i kudondodhur!

S’ka frikë nga gjykata,
dhe prokuroria,
sepse në çdo zyrë,
ka njerëzit e tija!

Dhe pse emri i Salës,
ësht’ bërë tërkuzë,
për të s’u ngrit kurrë,
as dhe një akuzë!

Asnjëherë s’është thirrur,
në prokurori,
po tani të gjithë,
e dimë pse dhe si!

Shtypi mijëra herë,
e ka denoncuar,
po gazetat s’vlejnë,
për ta akuzuar!

Se derën e burgut,
s’ia hap dot njeriu,
as me Një Milionë,
si ç’thosh kuq e ziu!

Nuk e prishin ritin,
e prokurorisë,
as Njëmijë akuzat,
e Izet Haxhisë!

As dhe për Janarin,
nuk u thirr ai,
si person që kishte,
goxha dijeni!

Në ferra e driza,
Salën dot s’e ngecin,
se asnjë akuzë,
s’ka as për Gërdecin!

As dhe për Shtatorin,
kur bëri grusht shteti,
Sala për çudi,
jashtë akuzës mbeti!

Saliu ka mbetur,
flori i kulluar,
sepse kundër tij,
askush s’ka guxuar.

S’po flas për kritikët,
dhe komentatorë,
po nuk kanë guxuar,
kurrë prokurorët!

Sala njeh sistemin,
e di funksionimin,
ndaj nuk ka menduar,
kurrë për arrestimin.

S’ka menduar kurrë,
sot edhe më herët,
po me “dixhitalin”,
akuzon të tjerët.

Lexon ditë e natë,
lajmet që i vinë,
dhe shpesh në lëvizje,
vë prokurorinë!

Ai është për krimin,
dashi me këmborë,
po s’ka dhe s’do ketë,
kurrë akuzatorë!

Këtë-si aksiomë,
e shkruaj me bindje,
se s’ka bërë akuza,
as Zonja Rilindje!

Nuk kanë bërë akuza,
për turpin e tyre,
as dhe minimalen:
“Shpërdorim detyre!”

(Vijon nesër pjesa e dytë)

Share This Article
6 Comments
  • Eshte aq i mberthyer keq me krime sa nuk ka nga te levize .Duhet te shkarkohet prokurori i pergjithshem.Qeveria te mos pushoje asnje dite me denoncime ne prokurori,deri sa te jape llogari ky shkaterrimtar dhe vrases i popullit te tij bashke me bashen.

  • Tashme gjith’ e dine,
    Dhe me kot s’e thone:
    Qe gjykatat jane
    Te Salehit prone.

    Sa here ti o Ben
    Sa here e ke shkruar,
    Qe vet prokuroret,
    bejne si te qorruar!…

    Atehere, lind pyetja,
    ku ta shpjere akuzen!
    Kur sala u’a mbane
    Mu ne fyt terkuzen?!..

    Ndaj pritet reforma
    Te behet se s’bene.
    Qe te marrin fund,
    ” Te thash,ke thene!…”

    Ndaj zonja Rilindje
    Akuzat qe ka,
    (Edhe jane me mijra)
    T’i hedhe ne hava?!…

    Tek i zoti haka
    Do te hyj pa fjale.
    japo vet i zoti
    do hyj nga ka dale

    Dhe kjo e vertete
    ka per zot,Zotin
    Ai qe se shpejti
    Do na ter lotin…

    • Te hengert goja mjalte..Po dolen keto vargje qe i shkrove ketu,,Ja ke kaluar edhe Benit. Te Lumte mendja.Duhen shporrur maskarejnte dhe hajdutet .

  • Me dekleraten e sotme antikushtetuese ne kuvend, Sali Berisha, nje kriminel i rrezikshem per shoqerine shqiptare, dha te kuptoi hapur se ai ka mbrojtje ate qe ka emeruar vete ne krye te akuzes shqiptare.
    Nese qendrohet sikur nuk ka ndodhur gje, atehere pa qene vone, parlamenti shqiptar duhet te ndermare nismen legjislative per shkarkimin e Adriatik Llalles dhe vendosjen e tij para pergjegjesise ligjore per shperdorim te detyres dhe marrjen ne mbrojtje te personave publik qe bejne thirrje antikushtetuese dhe nxisin lufte civile.

  • E kam then’ e sterrethene…
    Sa t’jete NEMA neper kembe!
    Ka vec kuje,lot e gjeme,
    Ka vec terr,e s’del me hene.

    E kam then’ e sterrethene
    Mbase deri ne bezdi,
    Por,kjo cop’ e qenit kerme,
    Po qelb vendin Jjug – Veri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *