Të tjerë emigrantë kanë tentuar të shkelin tokën shqiptare. Policia Kufitare në Gjirokastër ka ndaluar 6 emigrantë nga Afganistani. Kanë qenë kamerat termike ato që kanë zbuluar në vendin e quajtur “Liqenet e Peshkëpisë” disa persona, që kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri jeshil me Greqinë.
Emigrantët nga Afganistani po i shoqëronin dy shqiptarë, të cilët janë arrestuar. Në pranga kanë përfunduar Florjan Latifaj , 25 vjeç dhe Veli Bejaj , 24 vjeç, të dy nga Vlora.
Nga hetimet ka rezultuar se ata i kishte dërguar 31-vjeçari Marsel Ajdini për të marrë emigrantët në tokën e për t’i sjellë në tokën shqiptare kundrejt një pagese prej 100 euro për person. Më pas 31-vjeçari do të bënte transportimin tyre në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës 2500 euro për person.

KU I KA ZYRAT KJO AGJENCIA?
HAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHA
MJERE ATA TE SHKRETE, DUHET TI NDIHMOJME SEPSE UA KEMI BORXH.
MBYLLINI BRENDA PA GJYGJE KETA PLERA.SHTETI SHQIPTARE DUHET TE MBAJE QENDRIM TE PRERE DHE TE MOS BJERE PRE E TE PA NDREQSHMIT FQINJES JUGORE KEQDASHASE.MISHIN PO E HANE ELLADA,NDERSA LEKUREN E HEDHE TEK NE.