Nis trafikimi i emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, 2500 € për person

Elton Tafaruci

Të tjerë emigrantë kanë tentuar të shkelin tokën shqiptare. Policia Kufitare në Gjirokastër ka ndaluar 6 emigrantë nga Afganistani. Kanë qenë kamerat termike ato që kanë zbuluar në vendin e quajtur “Liqenet e Peshkëpisë” disa persona, që kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri jeshil me Greqinë.

Emigrantët nga Afganistani po i shoqëronin dy shqiptarë, të cilët janë arrestuar. Në pranga kanë përfunduar Florjan Latifaj , 25 vjeç dhe Veli Bejaj , 24 vjeç, të dy nga Vlora.

 

Nga hetimet ka rezultuar se ata i kishte dërguar 31-vjeçari Marsel Ajdini për të marrë emigrantët në tokën e për t’i sjellë në tokën shqiptare kundrejt një pagese prej 100 euro për person. Më pas 31-vjeçari do të bënte transportimin tyre në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës 2500 euro për person.

Share This Article
2 Comments
  • KU I KA ZYRAT KJO AGJENCIA?

    HAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHA

    MJERE ATA TE SHKRETE, DUHET TI NDIHMOJME SEPSE UA KEMI BORXH.

  • MBYLLINI BRENDA PA GJYGJE KETA PLERA.SHTETI SHQIPTARE DUHET TE MBAJE QENDRIM TE PRERE DHE TE MOS BJERE PRE E TE PA NDREQSHMIT FQINJES JUGORE KEQDASHASE.MISHIN PO E HANE ELLADA,NDERSA LEKUREN E HEDHE TEK NE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *