Sistemi i taksave do të mbetet i pandryshuar. Garancia u dha nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në mbledhjen e Këshillit Tatimor.
” Qeveria ka vendosur të mos ndryshojë taksat, kemi vendosur të mos bëjmë asnjë ndryshim fiskal. E vetmja gjë që Qeveria do të bëjë, tha Ahmetaj, është lehtësimi i proçedurave për përmirësimin e klimës së të bërit biznes. Paketa e vetme është thjeshtimi i procedurave tatimore. Kam iniciuar ndryshime në ligjin e procedurave tatimore me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit. Në 3 javë do të jetë funksionale platforma ‘tatimpaguesi dixhital’. Ministri shtoi më tej se mbetet i gatshëm të dëgjojë vërejtjet e sipërmarrësve, ndërsa kërkoi edhe fuqizimin e Këshillit Tatimor” deklaroi ministri i Financave.

HIQNI TAKSEN SHULLAZI.
HIQNI TAKSEN SHULLAZI, OSE SHKONI EDHE JU NE BURG ME SHULLAZIN.
KRIMINELAT DHE HAJDUTET E KANE VENDIN NE BURG.