Ahmetaj: Taksat mbeten të pandryshuara, do lehtësohen procedurat tatimore

Elton Tafaruci

Sistemi i taksave do të mbetet i pandryshuar. Garancia u dha nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në mbledhjen e Këshillit Tatimor.

” Qeveria ka vendosur të mos ndryshojë taksat, kemi vendosur të mos bëjmë asnjë ndryshim fiskal. E vetmja gjë që Qeveria do të bëjë, tha Ahmetaj, është lehtësimi i proçedurave për përmirësimin e klimës së të bërit biznes.  Paketa e vetme është thjeshtimi i procedurave tatimore. Kam iniciuar ndryshime në ligjin e procedurave tatimore me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit. Në 3 javë do të jetë funksionale platforma ‘tatimpaguesi dixhital’. Ministri shtoi më tej se mbetet i gatshëm të dëgjojë vërejtjet e sipërmarrësve, ndërsa kërkoi edhe fuqizimin e Këshillit Tatimor” deklaroi ministri i Financave.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *