Pas gruas së vallait, tani me kamarieret

Elton Tafaruci
23926896

Ai është një nga emrat më të njohur të futbollit jo vetëm në Angli.

Por jeta e Ryan Giggs është e mbushur me histori aferash seksuale.

E shoqja, Stacey e ka duruar mjaftueshëm, ndërsa tashmë ka vendosur t’i japë fund martesës së tyre.

Sipas Mirror, ajo ka zbuluar se i shoqi po flirtonte me kamarieret e një restoranti në pronësi të tij.

37-vjeçarja nuk mbajti më, pasi më parë i kishte falur atij disa afera.

Vetë legjenda e Mançester Junajtid, 42 vjeç, ka pranuar për miqtë se martesa e tij ka mbaruar.

Edhe pse kjo ka ndodhur tre muaj më parë, çifti e ka mbajtur sekret dhe ka vazhduar të jetojë në të njëjtën shtëpi.

“Nuk ka kthim pas,” tha Stacey.

Çifti ishte përpjekur të shpëtonte martesën e tyre tetëvjeçare për hir të dy fëmijëve.

“Por koha provoi se nuk i shëron plagët,” tha një burim.

Në vitin 2010, Giggs pati një aferë seksuale me modelen Imogen Thomas.

Më pas, në vitin 2011, Natasha  i tha të shoqit, Rhodri Giggs , që është vëllai i vogël i futbollistit, se ajo dhe Ryan kanë tetë vite që flenë së bashku.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *