Ai është një nga emrat më të njohur të futbollit jo vetëm në Angli.
Por jeta e Ryan Giggs është e mbushur me histori aferash seksuale.
E shoqja, Stacey e ka duruar mjaftueshëm, ndërsa tashmë ka vendosur t’i japë fund martesës së tyre.
Sipas Mirror, ajo ka zbuluar se i shoqi po flirtonte me kamarieret e një restoranti në pronësi të tij.
37-vjeçarja nuk mbajti më, pasi më parë i kishte falur atij disa afera.
Vetë legjenda e Mançester Junajtid, 42 vjeç, ka pranuar për miqtë se martesa e tij ka mbaruar.
Edhe pse kjo ka ndodhur tre muaj më parë, çifti e ka mbajtur sekret dhe ka vazhduar të jetojë në të njëjtën shtëpi.
“Nuk ka kthim pas,” tha Stacey.
Çifti ishte përpjekur të shpëtonte martesën e tyre tetëvjeçare për hir të dy fëmijëve.
“Por koha provoi se nuk i shëron plagët,” tha një burim.
Në vitin 2010, Giggs pati një aferë seksuale me modelen Imogen Thomas.
Më pas, në vitin 2011, Natasha i tha të shoqit, Rhodri Giggs , që është vëllai i vogël i futbollistit, se ajo dhe Ryan kanë tetë vite që flenë së bashku.
