Zgjidhje australiane për duhanin: Një paketë do të kushtojë 45 dollarë!

Elton Tafaruci

Çmimi i një pakete cigare mund të shkojë në 45 dollarë pas propozimit për rritjen e taksave, një nismë e koalicionit në pushtet në Australi.

Akciza e duhanit pritet të rritet me 12.5 për qind mes viteve 2017-2020 në këtë vend.

Taksa e propozuar është mbështetur gjerësisht nga mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë.

OBSH-ja ka rekomanduar rritjen me 70% të akcizës për një paketë të vetme, një propozim ky që ka gjetur mbështetje më shumë te ministrat e Shëndetësisë se te ata të Financave.

Çmimi i një pakete cigare në Australi është aktualisht 13-15 paund, ndërsa në Britaninë e madhe mesatarisht 8 paund.

Ndryshimi i nivelit të akcizës për duhanin shihet një mënyrë efektive për të reduktuar duhanpirjen, e cila në dy dekadat e fundit është bërë shkak për një numër të madh vdekjesh.

Share This Article
2 Comments
  • Me kete lajm per Australine,neser e keni te dyfishuar cmimin e paqetes,mor kodoshe!Po pse nuk shkruani qe ne Australi cmimi i naftes eshte sa gjysma e Shqiperise?

  • varet nga paga minimale ne ate vend.Ne amerike me pagen e nje ore pune mund te blesh 1 deri dy paketa ndersa ne atdheun tone te rilindur deri nje pakete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *