Çmimi i një pakete cigare mund të shkojë në 45 dollarë pas propozimit për rritjen e taksave, një nismë e koalicionit në pushtet në Australi.
Akciza e duhanit pritet të rritet me 12.5 për qind mes viteve 2017-2020 në këtë vend.
Taksa e propozuar është mbështetur gjerësisht nga mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë.
OBSH-ja ka rekomanduar rritjen me 70% të akcizës për një paketë të vetme, një propozim ky që ka gjetur mbështetje më shumë te ministrat e Shëndetësisë se te ata të Financave.
Çmimi i një pakete cigare në Australi është aktualisht 13-15 paund, ndërsa në Britaninë e madhe mesatarisht 8 paund.
Ndryshimi i nivelit të akcizës për duhanin shihet një mënyrë efektive për të reduktuar duhanpirjen, e cila në dy dekadat e fundit është bërë shkak për një numër të madh vdekjesh.

Me kete lajm per Australine,neser e keni te dyfishuar cmimin e paqetes,mor kodoshe!Po pse nuk shkruani qe ne Australi cmimi i naftes eshte sa gjysma e Shqiperise?
varet nga paga minimale ne ate vend.Ne amerike me pagen e nje ore pune mund te blesh 1 deri dy paketa ndersa ne atdheun tone te rilindur deri nje pakete.