Kur Rama i nisi,
Lulashit një letër,
seriozisht s’e mori,
qeveri e vjetër.
Luli fare letrën,
nuk e shkoi në zigj,
po me lodra fjalësh,
Ramës ju përgjigj.
Në letër nuk kishte,
ndonjë marifet,
Rama i kërkonte,
t’i bëjmë punët vetë.
Pa ndërkombëtarët,
të vendosim ne:
“Neve jemi gati,
po ti-Lul-a je?!”
Për t’ia bërë Lulashit,
punën më të lehtë,
çoi në Kushtetuese,
plot tri deputetë!
I është bërë çdo gjë,
këtij malukati,
po për ironi,
akoma s’është gati!
Ja dhe diplomatëve,
krejt ju sos durim,
urdhëruan prerë:
“Të bëhet votimi!”
Më s’ju pyet kush,
doni-apo s’doni,
kini për detyrë,
vetëm të votoni!
Kjo në Shqipëri,
kurrë nuk ka ngjarë,
duket-s’bëhet ndryshe,
me këta zuzarë!
Tani që procesi,
po bëhet kaq hapur,
do të dali qartë,
se kush është i kapur!
Ne i njohim mostrat,
tek shtëpia blu,
Mbase tani bindet,
edhe zoti Lu!
Nuk besoj një vendi
diku t’i ketë ndodhur,
që dy palo burra,
kaq shumë ta kenë lodhur!
Që dy palo burra,
t’ia sosin durimin,
ndaj s’kërkon gjë tjetër,
por vetëm votimin!
Se koha e fjalëve,
duket ka mbaruar,
dhe s’ka mbetur gjë,
për t’u diskutuar!
Lulash mulahimi,
mes fjalëve po vidhet,
dhe vazhdon avazin,
përmbi tel të dridhet!
Gjithë e majta gati,
është për të votuar,
dhe top i reformës,
prapë në SHQUP ka shkuar!
Dua!-do t’i thotë,
Lu-së-Luli ziu,
po fjalën e fundit,
e ka babë Saliu!
Po e theve Salën,
gjë që s’më besohet,
nga të gjithë kulishët,
Reforma votohet!
Kulishët e dinë,
sa sa kanë cak,
po ua ka zënë rrugën,
me kohë qeni plak!
Nëse nga ky laro,
rruga nuk pastrohet,
edhe këtë herë,
Reforma s’votohet!

Eh, mor Arben Duka
gjysme gjysme mbetur
e thua s’e thua Enveri ka dekur
goja ben ta thote
shpirti gjalle s’del
rrugen na ke zene
o shoku Enver…
tere te tjeret pas
jane sozi te tij
arbeni s’ e thote
duka po, e di
gjalle apo ka dekur
Ai or’ Ay
shtrire ne mes te Rruges
mjere o Shqiperi…
oi…oi…o…i!
Une e pata thene
(Madje disa here…)
Reforma do behet
Dhe,mjer’ ata, te mjere!
S’vine me ne pushtet
Shqupasit e zhyer…
As dhe djalli vet
Saliu kembyer…
Dhe nje qind’ te zeza
Ne i befte Rama
ne terrin e sales
Do duken te bardha!…
S’di, pse vec nje strofe
Sot e shoh me vend
Do e perseris
Qe te mbahet mend!
“… Kur kujtoj tmerret
E Berishes vrere…
Helmeve te Ramees
do u hedh sheqer…
A ka njeri te me spjegoje se kjo reforme çfare “reforme” do beje?? Pra çfare do ndryshoje konkretisht ne sistemin e drejtesise?! Se me duket si bombe tymi. Kane kaq muaj qe po na çajne trapin me kete medemek reforme, por me duket se asnje njeri nuk di se perse behet ajo. Per me shume nje reforme qe behet me votat e Sales, Lulit, kapter Nishanit, Gjin Gjoneve dhe kompani per mua eshte e vdekur pa lindur.
C’reform do bej kjo reforme?
Do i shkul gjykatat
edhe nden’ themele!
Se gjithnje akrepet
Rrojne neper ledhe…
Reforme do te thote
Qe gjithe qeneria
Nuk do rrije me zgjidhur
Por,zap ne zinxhira…
S’do ket’ me pushtet
Ky lulush i zhyer…
As dhe djalli vet
Saliu kembyer…
Kurse ju po beni rolin e qenit,duke lehur cdo dite vec per Berishen.Ne fakt nuk e thot kot ajo fjala e urte e popullit:QENI ATY KU HANE ATY LEH!