Ua ka zënë rrugën me kohë qeni plak

Dita
Berisha dhe Basha

Kur Rama i nisi,
Lulashit një letër,
seriozisht s’e mori,
qeveri e vjetër.

Luli fare letrën,
nuk e shkoi në zigj,
po me lodra fjalësh,
Ramës ju përgjigj.

Në letër nuk kishte,
ndonjë marifet,
Rama i kërkonte,
t’i bëjmë punët vetë.

Pa ndërkombëtarët,
të vendosim ne:
“Neve jemi gati,
po ti-Lul-a je?!”

Për t’ia bërë Lulashit,
punën më të lehtë,
çoi në Kushtetuese,
plot tri deputetë!

I është bërë çdo gjë,
këtij malukati,
po për ironi,
akoma s’është gati!

Ja dhe diplomatëve,
krejt ju sos durim,
urdhëruan prerë:
“Të bëhet votimi!”

Më s’ju pyet kush,
doni-apo s’doni,
kini për detyrë,
vetëm të votoni!

Kjo në Shqipëri,
kurrë nuk ka ngjarë,
duket-s’bëhet ndryshe,
me këta zuzarë!

Tani që procesi,
po bëhet kaq hapur,
do të dali qartë,
se kush është i kapur!

Ne i njohim mostrat,
tek shtëpia blu,
Mbase tani bindet,
edhe zoti Lu!

Nuk besoj një vendi
diku t’i ketë ndodhur,
që dy palo burra,
kaq shumë ta kenë lodhur!

Që dy palo burra,
t’ia sosin durimin,
ndaj s’kërkon gjë tjetër,
por vetëm votimin!

Se koha e fjalëve,
duket ka mbaruar,
dhe s’ka mbetur gjë,
për t’u diskutuar!

Lulash mulahimi,
mes fjalëve po vidhet,
dhe vazhdon avazin,
përmbi tel të dridhet!

Gjithë e majta gati,
është për të votuar,
dhe top i reformës,
prapë në SHQUP ka shkuar!

Dua!-do t’i thotë,
Lu-së-Luli ziu,
po fjalën e fundit,
e ka babë Saliu!

Po e theve Salën,
gjë që s’më besohet,
nga të gjithë kulishët,
Reforma votohet!

Kulishët e dinë,
sa sa kanë cak,
po ua ka zënë rrugën,
me kohë qeni plak!

Nëse nga ky laro,
rruga nuk pastrohet,
edhe këtë herë,
Reforma s’votohet!

Share This Article
5 Comments
  • Eh, mor Arben Duka
    gjysme gjysme mbetur
    e thua s’e thua Enveri ka dekur

    goja ben ta thote
    shpirti gjalle s’del
    rrugen na ke zene
    o shoku Enver…

    tere te tjeret pas
    jane sozi te tij
    arbeni s’ e thote
    duka po, e di

    gjalle apo ka dekur
    Ai or’ Ay
    shtrire ne mes te Rruges
    mjere o Shqiperi…

    oi…oi…o…i!

  • Une e pata thene
    (Madje disa here…)
    Reforma do behet
    Dhe,mjer’ ata, te mjere!

    S’vine me ne pushtet
    Shqupasit e zhyer…
    As dhe djalli vet
    Saliu kembyer…

    Dhe nje qind’ te zeza
    Ne i befte Rama
    ne terrin e sales
    Do duken te bardha!…

    S’di, pse vec nje strofe
    Sot e shoh me vend
    Do e perseris
    Qe te mbahet mend!

    “… Kur kujtoj tmerret
    E Berishes vrere…
    Helmeve te Ramees
    do u hedh sheqer…

  • A ka njeri te me spjegoje se kjo reforme çfare “reforme” do beje?? Pra çfare do ndryshoje konkretisht ne sistemin e drejtesise?! Se me duket si bombe tymi. Kane kaq muaj qe po na çajne trapin me kete medemek reforme, por me duket se asnje njeri nuk di se perse behet ajo. Per me shume nje reforme qe behet me votat e Sales, Lulit, kapter Nishanit, Gjin Gjoneve dhe kompani per mua eshte e vdekur pa lindur.

    • C’reform do bej kjo reforme?

      Do i shkul gjykatat
      edhe nden’ themele!
      Se gjithnje akrepet
      Rrojne neper ledhe…

      Reforme do te thote
      Qe gjithe qeneria
      Nuk do rrije me zgjidhur
      Por,zap ne zinxhira…

      S’do ket’ me pushtet
      Ky lulush i zhyer…
      As dhe djalli vet
      Saliu kembyer…

  • Kurse ju po beni rolin e qenit,duke lehur cdo dite vec per Berishen.Ne fakt nuk e thot kot ajo fjala e urte e popullit:QENI ATY KU HANE ATY LEH!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *