Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ritheksoi sot nevojën e reformës në drejtësi pasi “Shqipëria ka një perspektivë, që nuk mund ta humbasë. Si aleatë, – tha Vlahutin, -kemi nevojë t’ia dalim mbanë. Nuk kemi më kohë, sepse e ardhmja europiane e këtij vendi është shumë e rëndësishme.
Ambasadorja terhoqi vemendjen kur tha se sistemi aktual i drejtësisë është bërë i pabesueshëm dhe për këtë arsye duhet të ndryshojë.
Do të jetë pikërisht biznesi i huaj që mund dhe do ta ndihmojë Shqipërinë. Unë e di që shqiptarët po presin për këtë.”
Deklarata u bë në Konferencën e Shoqatës së Investitorëve të Huaj mbledhur në Tiranë.
