Vlahutin: Sistemi i drejtësisë është i pabesueshëm, duhet të ndryshojë

Elton Tafaruci

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ritheksoi sot nevojën e reformës në drejtësi pasi “Shqipëria ka një perspektivë, që nuk mund ta humbasë. Si aleatë, – tha Vlahutin, -kemi nevojë t’ia dalim mbanë. Nuk kemi më kohë, sepse e ardhmja europiane e këtij vendi është shumë e rëndësishme.

Ambasadorja terhoqi vemendjen  kur tha se sistemi aktual i drejtësisë është bërë i pabesueshëm dhe për këtë arsye duhet të ndryshojë.

Do të jetë pikërisht biznesi i huaj që mund dhe do ta ndihmojë Shqipërinë. Unë e di që shqiptarët po presin për këtë.”

Deklarata u bë në Konferencën e Shoqatës së Investitorëve të Huaj mbledhur në Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *