Delet bëjnë çmendurira pasi hanë kanabis

Elton Tafaruci

Delet kanë dalë fare nga fazat në një fshat të Uellsit në Angli, pasi kanë ngrënë bimë nga një grumbull kanabisi të hedhur në anë të rrugës, shkruan sot Standart.

U njoftua se njëra prej kafshëve bëri kërdinë kur hyri brenda një shtëpie njëkatëshe në luginën Swansea.

Këshilltari i qarkut Ioan Rochar tha për Telegraph “se një tufë delesh në fshat po shkakton bela të madhe.

Ato po hyjnë në kopshtet e njerëzve dhe njera hyri dhe në një shtëpi njëkatëshe dhe bëri lëmsh, dhomën e gjumit. Pra, ne mund të kemi një shpërthim psiqik të deleve të inatosura nëpër fshat.”

Një zëdhënës i Këshillit tha se kanabisi, që ishin mbetjet e një fabrike aty afër, u hoq nga rruga të martën, po nuk mund ta konfirmonin dot sesa kishin ngrënë delet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *