BB: Parashikime në ulje për Shqipërinë, rritja pritet 3.2%

Elton Tafaruci

Banka Botërore rishikon në ulje ecurinë e ekonomisë globale, ndërsa i qëndron shifrës së rritjes prej 3.2% për Shqipërinë. Në raportin mbi Prespektivat e Ekonomisë  Globale, Banka thekson se rritja e e ekonomisë botërore parashikohet këtë vit në 2.4%, me një rënie prej 0.5% kundrejt parashikimit të bërë në janar.

Rënia e çmimit të naftës dhe lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare, por edhe ngadalësimi i tregtisë janë arsyet kryesore e rishikimit në ulje të rritjes ekonomike të globit për 2016-ën.

Përsa i përket Shqipërisë, Banka Botërore parashikon këtë vit rritje ekonomike 3.2%,  më ulët se rritja prej 3.4% e parashikuar nga qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkonmbëtar. Ekonomia shqiptare pritet të rritet më tej në vitet në vijim, por me ritme të ngadalta, respektivisht me 3.5% në 2017-ën dhe 3.8% në 2018-ën.

Edhe më herët Banka Botërore ka njoftuar rishikimin në ulje të pritshmërive për rritjen e ekonomisë sonë gjatë këtij viti, për shkak të rënies së eksporteve./ORANEWS

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *