Banka Botërore rishikon në ulje ecurinë e ekonomisë globale, ndërsa i qëndron shifrës së rritjes prej 3.2% për Shqipërinë. Në raportin mbi Prespektivat e Ekonomisë Globale, Banka thekson se rritja e e ekonomisë botërore parashikohet këtë vit në 2.4%, me një rënie prej 0.5% kundrejt parashikimit të bërë në janar.
Rënia e çmimit të naftës dhe lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare, por edhe ngadalësimi i tregtisë janë arsyet kryesore e rishikimit në ulje të rritjes ekonomike të globit për 2016-ën.
Përsa i përket Shqipërisë, Banka Botërore parashikon këtë vit rritje ekonomike 3.2%, më ulët se rritja prej 3.4% e parashikuar nga qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkonmbëtar. Ekonomia shqiptare pritet të rritet më tej në vitet në vijim, por me ritme të ngadalta, respektivisht me 3.5% në 2017-ën dhe 3.8% në 2018-ën.
Edhe më herët Banka Botërore ka njoftuar rishikimin në ulje të pritshmërive për rritjen e ekonomisë sonë gjatë këtij viti, për shkak të rënies së eksporteve./ORANEWS