Bangladesh, shembet pallati, 200 viktima

anazapta

Shembja e një pallati tetëkatësh ka shkaktuar të paktën 200 viktima në Bangladesh.  Ngjarja ndodhi dje në periferi të qytetit Dacca, ndërsa forcat e shpëtimit vijojnë ende kërkimet për të mbijetuar mes rrënojave. Skuadrat e shpëtimit janë në garë me kohën, pasi çdo orë që kalon e zvogëlon mundësinë për shpëtimin e jetëve të tjera. Burime lokale bëjnë të ditur se 49 kufoma janë nxjerrë sot, ndërsa 142 u nxorën gjatë ditës së djeshme. Pjesa më e madhe viktimave ndodheshin në katin e tretë, të katërt dhe të pestë të ndërtesës, e cila në momentin e shembjes kishte brenda 3 mijë njerëz. Në ndërtesën “Rana Plaza” gjendeshin pesë ndërmarrje tekstile, një qendër tregtare dhe në bankë. Gjatë ditës së sotme, janë nxjerrë gjallë nga rrënojat tre veta.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *