Rama fton emigrantët të vijnë të votojnë

redaktor

Nuk mbetën jashtë vëmendjes së Partisë Socialiste edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe Greqi. Kreu opozitës Edi Rama zhvillioi një takim me përfaqësuesit e PS në këto dy shtete fqinje, duke synuar koordinimin e strukturave me qëllimin final që sa më shumë emigrantë të vijnë për të votuar më 23 qershor.  “Shpresoj shumë që gjithë kjo përpjekje e bërë për më shumë se 2 vjet për të organizuar gjithë këtë rrjet njerëzish në funksion të zgjedhjeve do të na japë një vlerë të shtuar në rezultatin e 23 qershorit. Kam shumë besim që angazhimi juaj dhe eksperienca e shumë prej jush që merren me këtë punë, do të na mundësojë që votat e emigrantëve këtë herë të jenë realisht vendimtare, sidomos në qarqet ku mund të luajnë një rol shumë të madh”, tha kreu i PS, Edi Rama.  Në vijim të takimit Genci Kojdheli, nënsekretar për Emigracionin në PS prezantoi platformën e opozitës për emigrantët e cila synon që në bashkëpunim me qeveritë greke dhe italiane të zgjidhet problemi i siguracioneve shëndetësore që janë paguar nga emigrantët ndër vite dhe nuk u njihen.  Ndërsa Erion Veliaj, Sekretar për Emigracionin në PS në fund të takimit u shpreh se vota e emigrantëve do të jetë përcaktuese në fitoren e zgjedhjeve nga PS.

Share This Article
4 Comments
  • Po ty nuk te voton njeri o z.rama pasi ty nuk te duan… Njeriun e vetem qe duam te drejtoje shqiperine eshte Sali Berisha !!

  • O shoku Rama mos harxhoni kohe kot.Sepse te ishin ktu nuk ju votojn.Ka votuesa sa te dush,po nuk ju voton nje njeri pa moralshem.Harrove fotot nudo apo 5 martesat me femra te shkelqyera dhe ti me injorancen tende nuk le gje pa bere.Kur ke mohuar atesin e djalit tuaj cfar mund te thot njeri,bile turpi i madhe eshte se ke ke akuzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *