Nuk mbetën jashtë vëmendjes së Partisë Socialiste edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe Greqi. Kreu opozitës Edi Rama zhvillioi një takim me përfaqësuesit e PS në këto dy shtete fqinje, duke synuar koordinimin e strukturave me qëllimin final që sa më shumë emigrantë të vijnë për të votuar më 23 qershor. “Shpresoj shumë që gjithë kjo përpjekje e bërë për më shumë se 2 vjet për të organizuar gjithë këtë rrjet njerëzish në funksion të zgjedhjeve do të na japë një vlerë të shtuar në rezultatin e 23 qershorit. Kam shumë besim që angazhimi juaj dhe eksperienca e shumë prej jush që merren me këtë punë, do të na mundësojë që votat e emigrantëve këtë herë të jenë realisht vendimtare, sidomos në qarqet ku mund të luajnë një rol shumë të madh”, tha kreu i PS, Edi Rama. Në vijim të takimit Genci Kojdheli, nënsekretar për Emigracionin në PS prezantoi platformën e opozitës për emigrantët e cila synon që në bashkëpunim me qeveritë greke dhe italiane të zgjidhet problemi i siguracioneve shëndetësore që janë paguar nga emigrantët ndër vite dhe nuk u njihen. Ndërsa Erion Veliaj, Sekretar për Emigracionin në PS në fund të takimit u shpreh se vota e emigrantëve do të jetë përcaktuese në fitoren e zgjedhjeve nga PS.

kush ka pare me shku e me votu ne shqiperi.ku jeton ky edvini?
kush ben gjth ate rruge me votu per nje pretendent si ti rama
Po ty nuk te voton njeri o z.rama pasi ty nuk te duan… Njeriun e vetem qe duam te drejtoje shqiperine eshte Sali Berisha !!
O shoku Rama mos harxhoni kohe kot.Sepse te ishin ktu nuk ju votojn.Ka votuesa sa te dush,po nuk ju voton nje njeri pa moralshem.Harrove fotot nudo apo 5 martesat me femra te shkelqyera dhe ti me injorancen tende nuk le gje pa bere.Kur ke mohuar atesin e djalit tuaj cfar mund te thot njeri,bile turpi i madhe eshte se ke ke akuzuar.