Punëtorët e bashkisë djegin mbeturina të Liqeni Artificial

anazapta

Qytetarët e Tiranës denoncojnë në media ndotjen e madhe që i shkaktohet qytetit nga vetë punëtorët e bashkisë, të cilët djegin pirgje me mbeturina në zonën e Liqenit Artificial. Përmes një denoncimi në A1 Report, një grup qytetarësh kanë shprehur shqetësimin për tymin dhe ajrin e ndotur me të cilin përballen çdo mëngjes, teksa dalin për vrapin e mëngjesit “në ajër të pastër”.

“Kjo është mushkëria e Tiranës, por ne gjithnjë duam ta përziejmë pak se ndryshe bëhemi shumë të fuqishëm”, ironizon një qytetar.

Zona e Liqenit Artificial është e vetmja hapësirë e gjelbër në kryeqytet, ku fëmijë, të rinj e të moshuar kalojnë një pjesë të kohës së lirë çdo ditë.

Share This Article
1 Comment
  • Po ku na paska qene ky zjarri i mbeturinave nga liqeni qe se paskam pare, se cdo dite dal vete qe bej vrapin e mengjesi dhe ajri eshte mese i paster.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *