Qytetarët e Tiranës denoncojnë në media ndotjen e madhe që i shkaktohet qytetit nga vetë punëtorët e bashkisë, të cilët djegin pirgje me mbeturina në zonën e Liqenit Artificial. Përmes një denoncimi në A1 Report, një grup qytetarësh kanë shprehur shqetësimin për tymin dhe ajrin e ndotur me të cilin përballen çdo mëngjes, teksa dalin për vrapin e mëngjesit “në ajër të pastër”.
“Kjo është mushkëria e Tiranës, por ne gjithnjë duam ta përziejmë pak se ndryshe bëhemi shumë të fuqishëm”, ironizon një qytetar.
Zona e Liqenit Artificial është e vetmja hapësirë e gjelbër në kryeqytet, ku fëmijë, të rinj e të moshuar kalojnë një pjesë të kohës së lirë çdo ditë.
Po ku na paska qene ky zjarri i mbeturinave nga liqeni qe se paskam pare, se cdo dite dal vete qe bej vrapin e mengjesi dhe ajri eshte mese i paster.