Një shpërthim ka ndodhur orët e vona të së enjtes në afërsi të Kuvendit të Kosovës.
Nga raportimet e para dyshohet se në drejtim të kësaj ndërtese është hedhur një predhë, megjithatë këto janë informacione paraprake, ende të pa konfirmuara.
Sipas Klan Kosovës, nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Forca të shumta policore, zjarrëfikëse dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
