Shpërthim pranë Kuvendit të Kosovës

redaktor

Një shpërthim ka ndodhur orët e vona të së enjtes në afërsi të Kuvendit të Kosovës.

Nga raportimet e para dyshohet se në drejtim të kësaj ndërtese është hedhur një predhë, megjithatë këto janë informacione paraprake, ende të pa konfirmuara.

Sipas Klan Kosovës, nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forca të shumta policore, zjarrëfikëse dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *