Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Luli dhe Njaziu

Dyert nuk i hapin,
Por më fort i mbyllin,
Ka vendosur Luli,
Mos lëshojë Këshillin!

Ne dhe nuk e prisnim,
Po e solli rasti,
Të dali në skenë,
Njazo Kosovrasti!

Kosovrast mavria,
Dorë kollaj nuk heq,
Po bëhet si Shefi,
Biles dhe më keq!

Të rrish kryetar,
E ke të pamundur,
Se tani shumicën,
Njazo e ke humbur!

Tash shumë lehtë kuptohet,
Çfarë është e vërtetë,
Kush ka më shumë vota,
Në kryeqytet!

Kush ka më shumë vota,
në Kryeqytet?!
S’u bë sot PD-ja,
Një minoritet!

Po të ishin tok,
PD-LSI,
S’do të kishim Lulkë,
S’do kishim Njazi!

Manovrat e Njazos,
Duken krejt të kota,
E majta ka tepër,
Qindra-mijëra vota!

Ky do qe 9 Maji,
për ata të gjorë,
(që do vërtetohet,
sërish në Qershor)

PS po të kishte,
Aherë LSI-në,
Sala do kish rënë,
Me kohë në greminë!

Për këtë bashkim,
Atëherë u ngjira,
Sepse nga bashkimi,
Vijnë veç të mira!

Shkrova për bashkimin,
Dhjetëra poezi,
Nuk mund t’i vë “bombën”,
Pse u bë tani!

Nuk mund t’i vë “bombën”,
Pse u bë tani,
Do pastrohet vendi,
Nga qindra Njazi!

Duket se lokalet,
Përsëri janë bërë,
Dhe e majta ka,
Shqipërinë të tërë!

Tani e kupton,
Dhe një i fillores,
Se kjo do të jetë,
Shifra e fitores!

Shifra e Lokalit,
Salën mbyt në lumë,
Në Qershor e majta,
Do marri më shumë!

Ndaj dhe përfundon,
Çdo fjali e Salës,
Si kob e mallkim,
Për natën e “ngjalës”!

Share This Article
5 Comments
  • Ku ka fituar ndonjehere pd vec ne 92,kur populli votonte per demokraci.Njazi ta dorezoje por duhet te paguaje edhe gjoben qe ka nderruar bravat.

  • E bukur Poezia!
    Si gjithnje Kadavren e Politikes shqiptare, Kërmat e ngordhura te saj, Arben Duka e ka kthyer ne Miniere poezie, demaskimi, humori, pa çka se per Popullin shqiptar eshte nje Tragjedi-Komedi !…
    Kam vetem nje “verejtje”:….
    Kete Njazo Koso- vrasesin,
    kete shemtire te Moralit njezor, te cilin,
    pas Sali Mashtrusit, e urrej me shume,
    si prototip te njeriut te lig,
    qe e rrotullon gjuhen sipas interesit te vet,
    që i thote të Zezes e Bardhë dhe anasjelltas,
    te prototipit te imoralitetit politik,
    nuk e di, por nuk e gjej dot nje te dyte ku ti lexohet ligesia ne Fytyrë si ky pjelle e keqe e Ligesis.
    Me fort ta kishe demaskuar Njazo Ligesine, si prototipin me te goditur te sahanlepirsve, intrigaxhinjve, shpirtzinjve, thashe, pas Sali M a s h t r u s i t, natyrisht.
    Këta tipa e prishin keq moralin dhe qytetarine e Popullit Shqiptar.

  • do na ngeli ky gjeniu i rakos pa pune po humbi Z Sali Berisha prandaj luftoni per te miren e ketij mjerani qe kushedi ci duket vetja duke fyer majtas e djadhtas.

  • po ca thuni o mavri po ne 2005 si erdhi pd ne pushtet nga poshtersit e ps per 8 vjet po 97 kush e solli fatos nano dhe pjedha socializmit qe e sodhi edhe tash me ket bashkim s,keni tjeter vec deshtim.

  • Hej te lumte o Luli
    Tash ja gjete fundin
    Qe se hape sallen
    Po i vure shulin

    E shpetove Njazon
    Edhe kete here
    Se shpejt do vije dita
    Nga fiku do bjere

    Ashtu sic u zgjodh
    Votat hua marre
    Ashtu dhe do thahet
    Si peshku ne zall

    Se dhe politika
    Eshte si bimesia
    Qe lufton e zhduk
    Barerat e keqia

    Nese te keqiat
    Jane te qeverise
    Njazua e te tjere
    Jane pjese e marezise

    Ndaj marezia duhet
    te shkulet me rrenje
    Zgjedhjet qe afrojne
    Plebishit ti bejme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *