Luli dhe Njaziu
Dyert nuk i hapin,
Por më fort i mbyllin,
Ka vendosur Luli,
Mos lëshojë Këshillin!
Ne dhe nuk e prisnim,
Po e solli rasti,
Të dali në skenë,
Njazo Kosovrasti!
Kosovrast mavria,
Dorë kollaj nuk heq,
Po bëhet si Shefi,
Biles dhe më keq!
Të rrish kryetar,
E ke të pamundur,
Se tani shumicën,
Njazo e ke humbur!
Tash shumë lehtë kuptohet,
Çfarë është e vërtetë,
Kush ka më shumë vota,
Në kryeqytet!
Kush ka më shumë vota,
në Kryeqytet?!
S’u bë sot PD-ja,
Një minoritet!
Po të ishin tok,
PD-LSI,
S’do të kishim Lulkë,
S’do kishim Njazi!
Manovrat e Njazos,
Duken krejt të kota,
E majta ka tepër,
Qindra-mijëra vota!
Ky do qe 9 Maji,
për ata të gjorë,
(që do vërtetohet,
sërish në Qershor)
PS po të kishte,
Aherë LSI-në,
Sala do kish rënë,
Me kohë në greminë!
Për këtë bashkim,
Atëherë u ngjira,
Sepse nga bashkimi,
Vijnë veç të mira!
Shkrova për bashkimin,
Dhjetëra poezi,
Nuk mund t’i vë “bombën”,
Pse u bë tani!
Nuk mund t’i vë “bombën”,
Pse u bë tani,
Do pastrohet vendi,
Nga qindra Njazi!
Duket se lokalet,
Përsëri janë bërë,
Dhe e majta ka,
Shqipërinë të tërë!
Tani e kupton,
Dhe një i fillores,
Se kjo do të jetë,
Shifra e fitores!
Shifra e Lokalit,
Salën mbyt në lumë,
Në Qershor e majta,
Do marri më shumë!
Ndaj dhe përfundon,
Çdo fjali e Salës,
Si kob e mallkim,
Për natën e “ngjalës”!

Ku ka fituar ndonjehere pd vec ne 92,kur populli votonte per demokraci.Njazi ta dorezoje por duhet te paguaje edhe gjoben qe ka nderruar bravat.
E bukur Poezia!
Si gjithnje Kadavren e Politikes shqiptare, Kërmat e ngordhura te saj, Arben Duka e ka kthyer ne Miniere poezie, demaskimi, humori, pa çka se per Popullin shqiptar eshte nje Tragjedi-Komedi !…
Kam vetem nje “verejtje”:….
Kete Njazo Koso- vrasesin,
kete shemtire te Moralit njezor, te cilin,
pas Sali Mashtrusit, e urrej me shume,
si prototip te njeriut te lig,
qe e rrotullon gjuhen sipas interesit te vet,
që i thote të Zezes e Bardhë dhe anasjelltas,
te prototipit te imoralitetit politik,
nuk e di, por nuk e gjej dot nje te dyte ku ti lexohet ligesia ne Fytyrë si ky pjelle e keqe e Ligesis.
Me fort ta kishe demaskuar Njazo Ligesine, si prototipin me te goditur te sahanlepirsve, intrigaxhinjve, shpirtzinjve, thashe, pas Sali M a s h t r u s i t, natyrisht.
Këta tipa e prishin keq moralin dhe qytetarine e Popullit Shqiptar.
do na ngeli ky gjeniu i rakos pa pune po humbi Z Sali Berisha prandaj luftoni per te miren e ketij mjerani qe kushedi ci duket vetja duke fyer majtas e djadhtas.
po ca thuni o mavri po ne 2005 si erdhi pd ne pushtet nga poshtersit e ps per 8 vjet po 97 kush e solli fatos nano dhe pjedha socializmit qe e sodhi edhe tash me ket bashkim s,keni tjeter vec deshtim.
Hej te lumte o Luli
Tash ja gjete fundin
Qe se hape sallen
Po i vure shulin
E shpetove Njazon
Edhe kete here
Se shpejt do vije dita
Nga fiku do bjere
Ashtu sic u zgjodh
Votat hua marre
Ashtu dhe do thahet
Si peshku ne zall
Se dhe politika
Eshte si bimesia
Qe lufton e zhduk
Barerat e keqia
Nese te keqiat
Jane te qeverise
Njazua e te tjere
Jane pjese e marezise
Ndaj marezia duhet
te shkulet me rrenje
Zgjedhjet qe afrojne
Plebishit ti bejme