Tre persona të maskuar kanë grabitur me dhunë një banesë në Ishull Shëngjin.
Sipas policisë grabitësit kanë marrë 1.5 milionë lekë të reja dhe makinën e shtetasit Z.B pronar i banesës ku ndodhi vjedhja.
Grabitja është shënuar rreth mesnatës ndërsa policia është informuar rreth orës 01.20 të 09.08.2016.
Policia thotë se po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe se janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale.
