Grabisin 1.5 milionë lekë dhe makinën

Elton Tafaruci

Tre persona të maskuar kanë grabitur me dhunë një banesë në Ishull Shëngjin.

Sipas policisë grabitësit kanë marrë 1.5 milionë lekë të reja dhe makinën e shtetasit Z.B pronar i banesës ku ndodhi vjedhja.

Grabitja është shënuar rreth mesnatës  ndërsa policia është informuar rreth orës 01.20 të 09.08.2016.

Policia thotë se  po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe se janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *