Ministrja i përgjigjet deputetit të PD për “votat e mësuesve” në Dibër

Elton Tafaruci

Ministrja e Arsimit , Lindita Nikolla ka reaguar sot pas deklarates se deputetit demokrat, Gent Strazimiri se janë kërcënuar mësuesit për arsye të votimit të 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës.

Deklaratë për shtyp e Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla

E vajtueshme politika e shpifjeve që në përditshmërinë e saj, sot zgjodhi të sulmonte Drejtorinë Arsimore Dibër nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë. Tërësisht e pavërtetë akuza se janë kërcënuar mësuesit për arsye të votimit të 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës. Fatmirësisht koha kur mësuesit kërcënoheshin për votën dhe shkollat përdoreshin si garnizone elektorale nga partia në pushtet, ka perënduar bashkë me pushtetin e Partisë Demokratike. Nëse Partia Demokratike po përgatit bazën e vet të tkurrur elektorale për humbjen në Bashkinë e Dibrës, arsimtarët po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor dhe këto janë dy axhenda krejt pa lidhje me njera-tjetrën.

Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore s’kanë asnjë lidhje me fushatën e Dibrës apo me dëshpërimin e vazhdueshëm të Partisë Demokratike.

Share This Article
2 Comments
  • Leri ato qe thua Ti moj zonja Nikolla : ”ka perenduar koha”. Po qe se e merr pushtetin perseri banda pedeiste
    e di ajo c’ben ,i ve te gjithe ne rresht ushtarak mesuesit
    sepse ajo e ka metoden e saj ,kudrejtoret qe ka vene ajo
    i zbatojne me fanatizem ,arrogance e brutalitet urdherat
    e partse se tyre, ndersa Ju scialistet e kini mbajtur po ato
    dRejtore te bandes pedeiste dhe ata jane strukur perkohe-
    sIsht sa t’ju dite te behen ”nuse perseri” dhe e dine ate
    c’bejne me ultimatumin tend ”ka ikur koha ” , e hedhin ne
    gjirizin e ujrave te zeza ..!!!

  • Jo moj cne ju nuk beni aspak presione e as nuk hiqni nga puna se ju jeni rilindjote te ndershem. Amani mjaft me keto komedite mediatike e se tashme u ka dale boja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *