Ministrja e Arsimit , Lindita Nikolla ka reaguar sot pas deklarates se deputetit demokrat, Gent Strazimiri se janë kërcënuar mësuesit për arsye të votimit të 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës.
Deklaratë për shtyp e Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla
E vajtueshme politika e shpifjeve që në përditshmërinë e saj, sot zgjodhi të sulmonte Drejtorinë Arsimore Dibër nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë. Tërësisht e pavërtetë akuza se janë kërcënuar mësuesit për arsye të votimit të 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës. Fatmirësisht koha kur mësuesit kërcënoheshin për votën dhe shkollat përdoreshin si garnizone elektorale nga partia në pushtet, ka perënduar bashkë me pushtetin e Partisë Demokratike. Nëse Partia Demokratike po përgatit bazën e vet të tkurrur elektorale për humbjen në Bashkinë e Dibrës, arsimtarët po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor dhe këto janë dy axhenda krejt pa lidhje me njera-tjetrën.
Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore s’kanë asnjë lidhje me fushatën e Dibrës apo me dëshpërimin e vazhdueshëm të Partisë Demokratike.

Leri ato qe thua Ti moj zonja Nikolla : ”ka perenduar koha”. Po qe se e merr pushtetin perseri banda pedeiste
e di ajo c’ben ,i ve te gjithe ne rresht ushtarak mesuesit
sepse ajo e ka metoden e saj ,kudrejtoret qe ka vene ajo
i zbatojne me fanatizem ,arrogance e brutalitet urdherat
e partse se tyre, ndersa Ju scialistet e kini mbajtur po ato
dRejtore te bandes pedeiste dhe ata jane strukur perkohe-
sIsht sa t’ju dite te behen ”nuse perseri” dhe e dine ate
c’bejne me ultimatumin tend ”ka ikur koha ” , e hedhin ne
gjirizin e ujrave te zeza ..!!!
Jo moj cne ju nuk beni aspak presione e as nuk hiqni nga puna se ju jeni rilindjote te ndershem. Amani mjaft me keto komedite mediatike e se tashme u ka dale boja.