U desh krimi makabër që shteti të bënte detyrën me Kiçon

Elton Tafaruci

Krimi makabër i Jorgo Zanit në Palasë duket se ka qenë edhe zgjidhja për jetën e një të mituri, Kiços 9-vjeçar, po nga ky fshat.

Ditën e krimit, nga fshati i tronditur mbërritën lajme për zhdukjen e një tjetër fëmije, që shoqërohej me vrasësin e sëmurë.

Por, Kiço nuk kishte pësuar gjë.

Në fakt, deri ditën e krimit, shqetësimi më i madh për Palasën kishte qenë pikërisht Kiço dhe jo vrasësi i sëmurë.

Jeta, familja dhe mungesa e vëmendjes së shtetit e kishin futur në rrugën e krimit që në këtë moshë.

“Është bërë problem serioz. E kemi ngritur shqetësimin tonë në të gjitha instancat, por është djalë i pandreqshëm”, thonin banorët.

Kiço ishte bërë tmerri i fshatit, duke vjedhur e dëmtuar çdo gjë që gjen nëpër shtëpitë e fshatit, që jo pak herë gjenden të vetme.

Me dy prindër me probleme mendore, ai ishte braktisur nga komuniteti dhe institucionet shtetërore, e mbi të gjitha nga shkolla.

Muajt e fundit Kiço ishte shndërruar në një ndihmës pikërisht i vrasësit mizor, Jorgo Zanit.

Vetëm krimi makabër i këtij të fundit duket se bëri që më në fund shteti ta dërgojë Kiçon 9-vjeçar në një nga institucionet e shërbimit social në Sarandë.

Kjo ka ndodhur vetëm të premten e 19 gushtit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *