Krimi makabër i Jorgo Zanit në Palasë duket se ka qenë edhe zgjidhja për jetën e një të mituri, Kiços 9-vjeçar, po nga ky fshat.
Ditën e krimit, nga fshati i tronditur mbërritën lajme për zhdukjen e një tjetër fëmije, që shoqërohej me vrasësin e sëmurë.
Por, Kiço nuk kishte pësuar gjë.
Në fakt, deri ditën e krimit, shqetësimi më i madh për Palasën kishte qenë pikërisht Kiço dhe jo vrasësi i sëmurë.
Jeta, familja dhe mungesa e vëmendjes së shtetit e kishin futur në rrugën e krimit që në këtë moshë.
“Është bërë problem serioz. E kemi ngritur shqetësimin tonë në të gjitha instancat, por është djalë i pandreqshëm”, thonin banorët.
Kiço ishte bërë tmerri i fshatit, duke vjedhur e dëmtuar çdo gjë që gjen nëpër shtëpitë e fshatit, që jo pak herë gjenden të vetme.
Me dy prindër me probleme mendore, ai ishte braktisur nga komuniteti dhe institucionet shtetërore, e mbi të gjitha nga shkolla.
Muajt e fundit Kiço ishte shndërruar në një ndihmës pikërisht i vrasësit mizor, Jorgo Zanit.
Vetëm krimi makabër i këtij të fundit duket se bëri që më në fund shteti ta dërgojë Kiçon 9-vjeçar në një nga institucionet e shërbimit social në Sarandë.
Kjo ka ndodhur vetëm të premten e 19 gushtit.

Duhet ta pesojme gjithnje, qe te reflektojme??